

Tre shqiptarë janë mes katër të burgosurve që autoritetet italiane i konsiderojnë organizatorë të revoltës së zhvilluar në burgun Don Bosco të Pizës.
Sipas “La Nazione”, bëhet fjalë për Ilber Arshi, 39 vjeç, Andea Petroniq, 43 vjeç dhe Daniel Myrtaj, 24 vjeç. Personi i katërt është një 39-vjeçar kolumbian.
Akuza ndaj tyre është se kanë drejtuar revoltën brenda institucionit penitenciar, ku pati barrikada, kërcënime, hedhje objektesh dhe djegie të pajisjeve.
Daniel Myrtaj akuzohet gjithashtu për përdorim të paligjshëm të telefonit celular brenda burgut, pasi një pjesë e revoltës u transmetua drejtpërdrejt në TikTok.
Për katër personat u vendos masa e paraburgimit.
Më pas autoritetet vendosën t’i transferojnë në katër burgje të ndryshme, ndërsa 16 të burgosur të tjerë janë identifikuar në kuadër të hetimeve për revoltën. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






