

49-vjeçarja ndodhej 68 milje larg brigjeve italiane kur pësoi problemin e rëndë shëndetësor. Roja Bregdetare organizoi evakuimin urgjent drejt spitalit
Një operacion i pazakontë shpëtimi është zhvilluar në Adriatik për një grua 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila pësoi një ishemi cerebrale ndërsa udhëtonte me traget nga Greqia drejt Italisë.
Alarmi u dha rreth orës 10:00 të 3 tetorit nga trageti “Superfast IX”, i cili ndodhej rreth 68 milje detare larg Pescara-s dhe po lundronte drejt Ankonës.
Pas konsultimit me Qendrën Ndërkombëtare Radio-Mjekësore, u vendos se gruaja duhej të transportohej urgjentisht në tokë.
Roja Bregdetare italiane aktivizoi një motovedetë dhe helikopterin NEMO 20, raporton noa.al duke cituar kapitenerinë italiane.
Helikopteri mbërriti mbi traget dhe 49-vjeçarja u ngrit nga anija me vinç rreth orës 11:40.
Ajo u transportua drejtpërdrejt në spitalin e Chietit, ku iu dorëzua personelit mjekësor rreth mesditës. Në momentin e transportimit gjendja e saj raportohej e stabilizuar, por kërkonte trajtim të specializuar urgjent. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






