Transmetuar më 05-10-2026, 13:06

LIBOHOVË — Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Kalanë e Libohovës, ku barkodi i vendosur në tabelën informative me qëllim orientimin e turistëve i dërgonte përdoruesit në faqe me përmbajtje pornografike.

Pas skanimit të kodit QR, në ekranet e telefonave të vizitorëve shfaqeshin pamje të papërshtatshme. Disa prej tyre e kanë denoncuar menjëherë rastin pranë autoriteteve vendore.

Sapo është njohur me ngjarjen, Bashkia e Libohovës ka ndërhyrë duke hequr menjëherë barkodin nga tabela dhe ka nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve.

Sipas autoriteteve lokale, shkaku i këtij incidenti dyshohet të jetë një hakerim ose skadimi i domenit të përdorur nga kompania e huaj që kishte instaluar sistemin e barkodeve vite më parë. Bashkia ka kërkuar krijimin e një aksesi të ri informativ, si dhe verifikimin e të gjitha kodeve QR të vendosura në sitet e tjera turistike të zonës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit