

Një shqiptar 24 vjeç është arrestuar nga karabinierët në Urbania, në provincën Pesaro-Urbino, gjatë një operacioni antidrogë.
I riu u ndalua për kontroll në qendër të qytetit, raporton noa.al një komunikatë të policisë lokale.
Kontrollet u zgjeruan më pas në banesën e tij në Via Borgo Celle, ku karabinierët gjetën mbi 100 gramë kokainë.
Droga ishte e ndarë në tri pako dhe, sipas raportimeve italiane, ishte fshehur brenda një çante kozmetike në dhomën e gjumit.
U sekuestrua gjithashtu një sasi e vogël hashashi dhe rreth 1.200 euro cash.
24-vjeçari u arrestua dhe fillimisht u dërgua në burgun e Pesaro-s. Pas konfirmimit të arrestimit, gjykata vendosi ndaj tij detyrimin për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore dhe lirimin nga burgu, ndërsa hetimi vazhdon. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






