Transmetuar më 05-10-2026, 12:47

TIRANË — Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë zërat për një takim të fshehtë të mundshëm mes tij dhe kryeministrit Edi Rama në zonën VIP të Aeroportit të Rinasit.

Deklarata e Berishës u bë gjatë paraqitjes së tij të kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë, pas aludimeve të ngritura në media e rrjete sociale.

Kreu i PD-së sqaroi se prania e të dyve në aeroport ishte thjesht një përputhje orari udhëtimesh, ku ai po nisej për në Strasburg ndërsa Rama po kthehej nga Nju Jorku.

"Unë po shkoja në Strasburg, ku pata takime të shkëlqyera. Ai u kthye nga Amerika, ku u takua me Taulant Ballën. A mund ta imagjinojë kush të takoj një njeri që nuk e takon njeri? Kurrën e kurrës. As nuk denjoj t’ia hedh shikimin", u shpreh Berisha.

Dyshimet për këtë episod në aeroportin "Nënë Tereza" më 27 shtator u hodhën fillimisht nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë kohës kur pritej kthimi i kryeministrit nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe deklarata e tij pas zhvillimeve rreth ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit