Transmetuar më 05-10-2026, 12:44

36-vjeçari u ndalua pasi situata degradoi edhe në prani të efektivëve. Një polic u plagos gjatë ndërhyrjes, ndërsa gjykata vendosi masë kufizuese ndaj shqiptarit

Një shqiptar 36 vjeç është arrestuar në Finale Ligure, pasi akuzohet se ka sulmuar dhe kërcënuar me vdekje një grua.

Ngjarja ndodhi në via Brunenghi, ku policia lokale ndërhyri pasi burri u tregua si personi që pak më herët kishte sulmuar një grua e cila shoqëronte dy fëmijë.

Sipas medias italiane, fillimisht 36-vjeçari u tregua bashkëpunues me efektivët, por situata ndryshoi kur gruaja u rikthye në vendngjarje.

Ai dyshohet se tentoi ta godiste përsëri dhe e kërcënoi me vdekje në prani të policisë.

Efektivët ndërhynë për ta neutralizuar dhe gjatë përplasjes një polic pësoi dëmtime dhe u trajtua në spital.

Shqiptari, i identifikuar me inicialet K. A., u arrestua dhe u paraqit në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Gjykatësi vendosi ndaj tij ndalimin e qëndrimit në provincën e Savonës, ndërsa procesi penal vijon. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit