

Itali, shqiptari dhe 27-vjeçarja rumune kapen pas shkëmbimit të dyshimtë, kokaina ishte fshehur në çatinë e makinës
Një shqiptar 41 vjeç dhe një rumune 27 vjeçe janë arrestuar në Desenzano del Garda, pasi policia dyshon se i kapi gjatë një shitjeje droge.
Agjentët kishin vënë nën vëzhgim automjetin e çiftit në zonën Rovizza dhe e ndoqën deri pranë një rruge të pashtruar në Rochedone Cipriani.
Aty një burrë nga një makinë tjetër iu afrua çiftit, dorëzoi para dhe mori një pako të vogël.
Policia ndërhyri pak më vonë. Në automjet u gjetën dhjetëra pako me rreth 23 gramë kokainë të fshehura në hapësirat e çatisë së lëvizshme.
Kontrolli në banesë zbuloi edhe rreth 90 gramë kokainë, 15 gramë marijuanë dhe një peshore precizioni.
Personi që kishte blerë dozën deklaroi se, sipas tij, e kishte blerë edhe më parë drogën nga i njëjti shitës. Për shqiptarin dhe rumunen u vendos gjithashtu ndalimi për t’u rikthyer në Desenzano për tre vjet. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






