

Kontrolli u zgjerua nga rruga në banesë dhe garazh. Karabinierët sekuestruan 340 gramë kokainë, marijuanë, para dhe pajisje paketimi
Një shqiptar 33 vjeç dhe bashkëshortja e tij italiane, 51 vjeçe, janë arrestuar në Gardone Val Trompia të Brescias nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim shitjeje.
Operacioni nisi pasi karabinierët vunë re 51-vjeçaren teksa, pasi kishte dalë nga banesa, i dorëzonte një pako një personi tjetër.
Kontrolli i menjëhershëm zbuloi një dozë kokainë dhe para cash që dyshohet se ishin marrë nga shitja, raporton noa.al.
Më pas karabinierët kontrolluan banesën dhe garazhin e çiftit, ku ndodhej edhe bashkëshorti shqiptar.
Në total u sekuestruan rreth 340 gramë kokainë, 20 gramë marijuanë, 1.200 euro cash, peshore elektronike dhe materiale për paketimin e dozave.
33-vjeçari shqiptar u dërgua në burgun e Brescias, ndërsa bashkëshortja u vendos në arrest shtëpie në pritje të procedurave gjyqësore. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






