Transmetuar më 05-10-2026, 11:38

Operacioni nisi nga një lëvizje e dyshimtë në Morciano di Romagna dhe përfundoi me mbi 25 kg kokainë, afro 30 mijë euro cash dhe dy shqiptarë në pranga

Një operacion i madh antidrogë në Romagna ka përfunduar me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, 46 dhe 34 vjeç, dhe sekuestrimin e më shumë se 25 kilogramëve kokainë, raporton noa.al.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit në Morciano di Romagna dhe Cesena. Hetuesit kishin vënë nën vëzhgim lëvizjet e dy burrave dhe ndërhynë pasi vunë re një çantë të madhe që po vendosej në një Citroën C3.

Brenda automjetit u gjetën 20 pako kokainë me peshë mbi 22 kilogramë. Kontrollet vazhduan më pas në banesën e 34-vjeçarit në Cesena, ku policia zbuloi edhe rreth 2.7 kilogramë kokainë të fshehur në një fund të dyfishtë të një mobiljeje televizori.

Në banesë u sekuestruan gjithashtu rreth 29.500 euro cash dhe materiale për paketimin e drogës.

Sipas vlerësimeve të autoriteteve italiane, sasia e sekuestruar mund të kishte sjellë rreth 10 milionë euro në tregun ilegal.

Dy shqiptarët u dërguan në burgun e Riminit dhe akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje, raporton noa.al duke cituar tv lokal Teleromagna.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit