Transmetuar më 05-10-2026, 13:05

Brescia – Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Roncadelle, në provincën e Brescias, pasi tentoi të largohej nga karabinierët dhe më pas kundërshtoi me forcë ndalimin.

Ngjarja ndodhi në parkingun e qendrës tregtare Elnòs, raporton noa.al duke cituar burime policore vendase. Në foto shikoni çfarë i gjeti policia të dyshuarit.

Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili rezultonte pa leje të rregullt qëndrimi, tentoi të largohej sapo pa karabinierët.

Kur u arrit nga efektivët, ai bëri rezistencë, duke shkaktuar plagosjen e dy prej tyre. Mjekët u dhanë respektivisht 10 dhe 4 ditë prognozë.

Gjatë kontrollit të automjetit, karabinierët gjetën disa mjete që dyshohet se mund të përdoren për thyerje, si dhe një dokument identiteti grek që rezultoi i falsifikuar.

Arrestimi u konfirmua nga gjykata. Pas seancës, 27-vjeçari u dërgua në qendrën e qëndrimit për riatdhesim në Gradisca d’Isonzo, në pritje të procedurave për kthimin në Shqipëri. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit