

Tiranë, 5 tetor 2026 – Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të materialeve intime që pretendohet se përfshijnë artisten Blerina Matraku dhe Adi Hilën, këngëtarja ka deklaruar se llogaritë e saj në rrjetet sociale janë hakeruar.
Përmes një njoftimi të publikuar në WhatsApp, Matraku ka bërë me dije se është përballur me një sulm kibernetik në llogaritë e saj në Instagram dhe Facebook.
Ndërkohë, në rrjetet sociale të këngëtares është publikuar një reagim në emër të saj, në të cilin ajo kërkon ndjesë për veprimet e saj, ndërsa dënon cenimin e privatësisë dhe apelon që materialet intime të mos vijojnë të shpërndahen.
Deklarata e plotë:
Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë… Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi. Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cenojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri që po përballet me sfidën më të madhe e me më shumë përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.
Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili m’u përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende. I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, faj që do të paguhet me drejtësi hyjnore. Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia, të cilat, sikur t’i paguaja me jetë.
Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik, pa famë, çmime e suport, një grua e cila, për fat të keq, është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me pretekstin që lotët në sy ishin lot gëzimi… Sot ju lutem publikisht, “Mjaft”. Mos shpërndani më…
Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht. Dhimbja kërkon respekt. Mjaft, ju lutem. Jam njeri, që më është cenuar privatësia… Përulësisht, Blerina Matraku.
Shpresoj ta përcjell mesazhin, sepse është shumë e vështirë të kap fillin në këto momente.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






