

Prishtinë, 5 tetor 2026 – Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji mori mbështetjen unanime të 91 deputetëve që morën pjesë në votim, pas shqyrtimit dhe debatit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Miratimi në parim i hap rrugë vijimit të procedurave parlamentare për shqyrtimin e mëtejshëm të nismës.
Më herët, projektligji ishte miratuar edhe në Komisionin për Legjislacion, duke kaluar kështu fazën fillestare të shqyrtimit parlamentar.
Jashtë objektit të Kuvendit vijoi protesta e veteranëve të UÇK-së dhe mbështetësve të nismës, të cilët kishin kërkuar miratimin e ndryshimeve ligjore. Gjatë zhvillimit të seancës janë raportuar edhe tensione pranë Kuvendit, përfshirë hedhjen e mjeteve piroteknike.
Me votimin e sotëm, projektligji hyn në fazat e mëtejshme të procedurës parlamentare, përpara shqyrtimit dhe miratimit përfundimtar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






