

Has, 5 tetor 2026 – Është gjetur shëndoshë e mirë 20-vjeçari Shkëllzen Kastrati, nga fshati Pus i Thatë në Has, i cili kishte humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së së dielës.
I riu kishte dalë nga banesa për të kërkuar bagëtitë në kullotat e bjeshkëve të Pusit të Thatë, por nuk ishte kthyer në banesë dhe familjarët kishin humbur çdo kontakt me të.
Pas disa orësh kërkimesh, 20-vjeçari është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Në operacionin e kërkimit u angazhuan familjarë, banorë të zonës dhe gjahtarë, të cilët kontrolluan terrenin e bjeshkëve.
Gjetja e të riut ka sjellë lehtësim për familjen dhe banorët e zonës, të cilët ishin përfshirë në kërkimet për gjetjen e tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






