Transmetuar më 05-10-2026, 05:22

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Ksamil, ku një motomjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij.

I lënduari është identifikuar si Dhimitër Malaj, 28 vjeç, banues në Ksamil.

Pas aksidentit, 28-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, Malaj ka pësuar plagë në kokë dhe në këmbë.

Pas ekzaminimeve dhe vlerësimit nga mjeku kirurg, ai është shtruar në pavijonin e kirurgjisë për trajtim të mëtejshëm.

Rrethanat e aksidentit mbeten për t’u sqaruar. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit