

TIRANË – Dita e sotme në Shqipëri do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të vijojnë të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
Sipas parashikimit, temperaturat sipas zonave do të jenë:
Zonat e ulëta: Vlerat minimale do të zbresin deri në 10°C në mëngjes, ndërsa maksimale gjatë ditës pritet të arrijë deri në 27°C.
Zonat bregdetare: Temperaturat do të luhaten nga 13°C në vlerat minimale deri në 25°C në ato maksimale.
Zonat malore: Termometri do të shënojë nga 5°C në vlerat më të ulëta mëngjesore deri në 22°C gjatë orëve të ditës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






