Transmetuar më 04-10-2026, 22:32

TIRANË – Gjatë një diskutimi mbi divorcin dhe stigmën shoqërore në emisionin “Goca dhe Gra”, Selin Bollati ka ndarë një rrëfim personal mbi krisjen serioze që pësoi marrëdhënia e prindërve të saj pas pjesëmarrjes së saj në reality show-n “Big Brother”.

Bollati tregoi se vendimi për të hyrë në atë eksperiencë shkaktoi përplasje të forta mes prindërve, duke e bërë atë të ndihej si shkaktarja kryesore e situatës së krijuar.

Lidhur me këtë periudhë të vështirë familjare, Selin Bollati deklaroi:

“Unë e kam të përjetuar për veten time. Një vendimmarrje që unë bëra për në ‘Big Brother’, njëri prind e suportonte, njëri prind nuk e suportonte dhe askush nuk u drejtua tek unë që të më pyeste pse ti ke marrë këtë vendimmarrje me pëlqimin e njërës palë dhe mospëlqimin e palës tjetër, por ama kaloi në konflikt të brendshëm mes njëri-tjetrit.”

Ajo sqaroi më tej se pse krisja vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit televiziv:

“Po, rasti i ‘Big Brother’-it. Ishte një vendimmarrje që unë e mora me konfirmimin e të dyja palëve, e të dy prindërve. Por në përfundim të tij nuk ishte një rrugëtim që për njërën palë u përqafua, për palën tjetër ishte thjesht dëshira që unë të sfidoja veten dhe ma dha atë lirinë për ta çuar deri në fund.”

Më tej, ajo pranoi përgjegjësinë që ndiente për përshkallëzimin e konfliktit prindëror:

“Me të mbaruar si eksperiencë, një krisje që vazhdoi edhe pas daljes time ishte për shkakun tim. Pra, unë isha faktori që prindërit e mi në një pikë po pësonin një krisje tepër serioze në marrëdhënie. Unë e kam ndarë shpesh dhe me miqtë e mi kur situata ishte ndezur.”

Bollati tregoi gjithashtu se kjo përvojë e bëri të reflektojë mbi rolin e fëmijëve në marrëdhëniet bashkëshortore:

“Aty kam stopuar në një moment dhe kam thënë: OK, të tilla marrëdhënie në një moment, edhe divorci paska një anë tjetër të një medaljeje, që qenka që shpesh mund të jetë fëmija faktori që mund t’i çojë prindërit në ndarje, por, prapë nga rasti im, në rastin tim po bazohem, mund të jetë prapë fuqia e fëmijës për t’i bërë prapë bashkë.”

E pyetur mbi gjendjen aktuale të marrëdhënies së tyre, ajo konfirmoi se prindërit janë ribashkuar falë ndërhyrjes së saj:

“Në këtë moment prindërit janë bashkë. Unë e kam ndarë dhe më përpara me publikun dhe kjo ka qenë prej negociimeve që unë kam bërë, pra unë e kuptova që problemi isha unë dhe thashë OK.”

Në përfundim, ajo pohoi barrën emocionale që mbajti gjatë asaj periudhe:

“Është përgjegjësi, se nuk ka fëmijë që asnjërën palë do ta shikojë keq.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit