

TIRANË – Është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë shtetasi Artef Leka, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021.
Leka është dënuar nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, mbetur në tentativë”.
Pas kryerjes së procedurave përkatëse të ekstradimit, ai u është dorëzuar autoriteteve shqiptare të drejtësisë për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






