Transmetuar më 04-10-2026, 21:19

TIRANË – Pas publikimit të pamjeve me kompozitorin Adi Hila, Blerina Matraku ka reaguar publikisht duke kërkuar ndjesë për situatën e krijuar dhe duke kërkuar ndërprerjen e shpërndarjes së pamjeve që i kanë cenuar privatësinë.

Në deklaratën e saj publike, Matraku u shpreh:

“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje.

I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndier i prekur nga kjo situatë…

Ju kërkoj ndjesë me përulësi dhe vërtetësi.

Ju lutem, për vetëm një minutë, hiqini nga mendja ato imazhe që nuk përfaqësojnë askënd, por cënojnë gjithkënd, dhe shikoni përtej, një njeri që po përballet me sfidën më të madhe e më me përgjegjësi shoqërore e jo vetëm, atë të moralit.

Nuk jam këtu për të justifikuar, jam këtu për të marrë përgjegjësinë time. Kërkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabël të jetës sime, besim i cili iu përdor për arsye të paditura e të paidentifikuara ende.

I kërkoj ndjesë Klaudias dhe vajzave të saj, për çdo lot apo dhimbje të shkaktuar, e cila do të paguhet me drejtësi hyjnore.

Pavarësisht se më është cenuar në formën më çnjerëzore të mundshme privatësia ime, marr përgjegjësinë e veprimeve të mia të cilat, sikur t’i paguaja me jetë.

Jam thjesht një artiste e një profili të ulët artistik, pa famë, çmime e suport, një grua e cila për fat të keq është përballur e vetme me sfidat e jetës e që i është dashur të buzëqeshë me pretekstin që lotët në sy ishin lot gëzimi…

Sot ju lutem publikisht, “Mjaft,”

Mos shpërndani më…

Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj çnjerëzisht.

Dhimbja kërkon respekt.

Mjaft, ju lutem.

Jam njeri që më është cenuar privatësia…

Përulësisht,

Blerina Matraku

Shpresoj ta përcjell mesazhin, sepse është shumë e vështirë të kap fillin në këto momente.”

Përmes këtij mesazhi, ajo kërkon mirëkuptimin e opinionit publik për të ndalur shpërndarjen e mëtejshme të materialeve në rrjetet sociale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit