

TIRANË – Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 127-të, me tubime të zhvilluara përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve i bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen edhe përpara Kuvendit gjatë seancave plenare ku pritet të votohen nisma ligjore.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në tubim, protestuesi u shpreh:
“Prandaj ju bëj thirrje të gjithë njerëzve, njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt, të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në orët e mbrëmjes këtu para Kryeministrisë, por në çdo seancë parlamentare ku deputetët votojnë në ligje që e masakrojnë Shqipërinë.”
Më tej, ai njoftoi përshkallëzimin e protestave për ditën e nesërme në kuadër të seancës së radhës parlamentare, duke deklaruar:
“Nesër do të jetë dhe do të ketë shumë protesta, nga shumë njerëz në shesh dhe para Kuvendit të Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të bllokojmë parlamentin e krimit.”
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






