Transmetuar më 04-10-2026, 20:37

KSAMIL – Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku një motomjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur drejtuesin e tij, një 28-vjeçar.

Sipas të dhënave të para, i riu ka pësuar dëmtime dhe plagë në kokë e në këmbë. Ai është transportuar menjëherë me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Sarandës, ku mjeku kirurg ka vendosur shtrimin e tij në pavijonin e kirurgjisë për të marrë mjekim të specializuar.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit