Transmetuar më 04-10-2026, 20:34

ELBASAN – Një trafik i rënduar me radhë kilometrike automjetesh është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar vonesa të shumta dhe ngadalësim të qarkullimit.

Situata më kritike paraqitet pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku lëvizja e mjeteve është thuajse e paralizuar dhe lëvizet me shpejtësi tepër të ulët. Rëndimi i trafikut lidhet kryesisht me fluksin e lartë të qytetarëve që kthehen drejt kryeqytetit pas përfundimit të fundjavës, çka ka tejkaluar kapacitetin normal të këtij aksi.

Ekipet e Policisë Rrugore ndodhen në terren për menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes, ndërsa u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes e durim si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit