Transmetuar më 04-10-2026, 18:43

UKRAINË – Forcat ruse kanë goditur me dron urën veriore të Kievit, në një sulm që shkaktoi dëme materiale dhe plagosi dy persona. Sipas raportimeve, kjo është dita e katërt radhazi që Rusia shënjestron ura strategjike mbi lumin Dniepër, duke shkaktuar kaos dhe kufizime të shumta të trafikut në kryeqytetin ukrainas.

Goditja ndodhi pak pasi kancelari gjerman Friedrich Merz mbërriti në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar zyrtare, për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelenskyy. Merz e cilësoi vizitën si një mesazh të qartë solidariteti dhe konfirmoi se Gjermania do të vijojë mbështetjen ushtarake dhe politike ndaj Ukrainës.

Përgjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas, kancelari gjerman nëfshkroi nevojën për qëndrueshmëri europiane, duke paralajmëruar se nëse Rusia nuk ndalet në Ukrainë, kërcënimi i saj mund të shtrihet më gjerë në kontinenti europian.

Autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe urave janë intensifikuar ndjeshëm, çka mund të rëndojë më tej jetën e qytetarëve me ardhjen e stinës së dimrit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit