Transmetuar më 04-10-2026, 17:51

FRANCË – Protestat masive të nxënësve në qytetin e Nantes kanë lënë pas pasojë të rënda materiale në ambientet arsimore. Sipas zyrtarëve rajonalë, dëmet e shkaktuara në rreth 40 shkolla të mesme llogariten në afërsisht 3 milionë euro.

Gjatë akteve të vandalizmit janë shkatërruar mobilie, janë thyer dyer e dritare, si dhe janë rrëzuar rrethimet mbrojtëse të disa godinave.

Goditjen më të rëndë e ka pësuar shkolla e mesme "Nelson Mandela", ku një zjarr i madh shkatërroi tërësisht hyrjen kryesore dhe zonën e pritjes. Sipas vlerësimeve paraprake, vetëm riparimi i kësaj shkolle pritet të kushtojë të paktën 2 milionë euro, ndërsa godina do të qëndrojë e mbyllur për procesin mësimor deri në muajin nëntor.

Autoritetet e rajonit Pays de la Loire konfirmojnë se 12 shkolla të mesme kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, duke bërë që protestat e nxënësve për kushte më të mira në arsim të shoqërohen me kosto të larta financiare për infrastrukturën arsimore të qytetit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit