Transmetuar më 04-10-2026, 16:48

TIRANË – Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka njoftuar mbajtjen e një proteste kombëtare, e cila do të zhvillohet në ditën kur në Kuvendin e Shqipërisë do të nënshtrohet për diskutim reforma e re territoriale.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës që të mobilizohen masivisht për këtë tubim.

Në thirrjen e tij drejtuar qytetarëve, Sali Berisha shkruan:

“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territoriale.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit