Transmetuar më 04-10-2026, 15:11

TIRANË – Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Zall-Herrit në kryeqytet, ku sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për banesa të rrezikuara nga flakët.

Për shuarjen e zjarrit dhe neutralizimin e vatrave janë angazhuar menjëherë në terren 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë.

Autoritetet bëjnë me dije se situata deri më tani nuk paraqet problematikë serioze dhe pritet që flakët të vihen plotësisht nën kontroll brenda një kohe të shkurtër.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit