

TIRANË – Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se harta e re administrative nuk nënkupton shkrirjen e asnjë bashkie në vend, por vetëm bashkimin e tyre për të përmirësuar administrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Mazniku sqaroi se projektligji për reformën territoriale pritet të votohet në Kuvend më 8 tetor, ndërsa të hënën do të vijojnë diskutimet në komision.
Lidhur me keqkuptimet rreth këtij procesi, Arbjan Mazniku u shpreh:
“Ky është një proces që do të vijojë me diskutime në komision, të hënën është diskutimi në parim dhe më pas për nen i ligjit, dëgjesat me publikun janë bërë, opinionet janë mbledhur.
Është shumë e rëndësishme t’ia themi edhe publikut që asnjë bashki nuk shkrihet, koncepti i bashkive që shkrihen është një term i gabuar që ngjall një pjesë të debatit. Bashkitë bashkohen, dy-tre bëhen pjesë e një bashkie të madhe, qytetet marrin një statut të ri, kanë administratorin e tyre, kanë kryetarin e qytetit me rolin e kryetarit të bashkisë, kanë buxhetet e tyre; nuk ka shkrirje bashkish, ka bashkim bashkish.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






