

I vuri flakën mbeturinave në tokën e tij, 76-vjeçari humb jetën teksa përpiqej të shuante zjarrin në Mallakastër
Ngjarje tragjike në Greshicë të Mallakastrës. 76-vjeçari dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat, por flakët dolën jashtë kontrollit. Ai humbi jetën gjatë përpjekjeve për t’i shuar.
Fier – Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesditës së sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, qarku Fier, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën gjatë përpjekjeve për të shuar një zjarr.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Fierit, rreth orës 12:00, shtetasi Nazif Cenaj, 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e mbeturinave.
Flakët dyshohet se kanë dalë jashtë kontrollit dhe i moshuari ka tentuar t’i shuajë.
Gjatë përpjekjeve për të ndalur përhapjen e zjarrit, 76-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






