Transmetuar më 04-10-2026, 14:19

MALLAKASTËR – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën tronditshëm gjatë një përpjekjeje për të fikur flakët që kishin përfshirë tokat e tij.

Viktima është identifikuar si shtetasi Nazif Cenaj.

Sipas të dhënave të para, i moshuari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në pronën e tij, por flakët i kanë dalë nga kontrolli duke u përhapur me shpejtësi në ullishte.

Gjatë përpjekjes për të ndërhyrë dhe për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka hyrë mes flakëve dhe nuk ka mundur dot të dalë më prej andej.

Kjo ngjarje shënon viktimën e parë të raportuar nga zjarret në këtë zonë gjatë ditës së sotme.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë së Shtetit, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkaqet e sakta të vdekjes.

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat. Më pas, në përpjekje për të shuar flakët, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit