Transmetuar më 04-10-2026, 13:14

FIER – Një incident ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit, ku një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.

Me marrjen e njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Si pasojë e djegies së kabinës, pallati pranë dhe visa zona përreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Për momentin ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa në terren pritet ndërhyrja e specialistëve të rrjetit elektrik për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë te qytetarët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit