Transmetuar më 04-10-2026, 13:18

Gjërat që duhen bërë dhe nuk duhen bërë këtë javë nga astrologia greke, Angeliki Manousaki. Zodiaku ekstrem për këdo që mund ta durojë!

Mosmarrëveshje nga e kaluara, mundësi të reja që shfaqen, tensione në marrëdhënie, reagime të tepruara, humor krijues dhe ndryshime që janë në prag. DO’S dhe DON’TS e javës vijnë për t’i vënë gjërat, por edhe ty, në njëfarë rregulli.

Dashi

DO’S: Java të fut në një proces për të rivendosur ekuilibrat dhe për të qartësuar deri ku arrijnë durimi yt dhe kërkesat e të tjerëve. Në punë, ose mund të hapet një rrugë e re, ose më në fund mund të gjesh një mënyrë për të menaxhuar më mirë ato që tashmë të shqetësojnë. Mbylli më në fund çështjet e vjetra të lëna pezull!

DON’TS: Në dashuri, nëse je beqar, mos u përpiq të ndërtosh diçka të re mbi plagë ende të hapura. Nuk funksionon kështu, miku im. Nëse je tashmë në një marrëdhënie, mos e injoro partnerin kur të flet për gjërat që e kanë lënduar në të kaluarën. Mos prit që t’i mbajë të gjitha brenda deri sa të vijë shpërthimi, sepse pastaj mund të përfundosh edhe vetëm! Merr masa!

Demi

DO’S: Java kërkon ndryshim në mënyrën si organizon përditshmërinë. Shiko cilat zakone të ndihmojnë dhe cilat thjesht të hanë kohë dhe energji. Përfshi në program pushimin dhe kujdesin për veten. Gjithashtu ia vlen të vëzhgosh edhe ambientin që të rrethon, sepse njerëzit përreth teje ndikojnë shumë në mënyrën si ndihesh.

DON’TS: Mos u përpiq t’i fusësh të gjitha në një program që thjesht nuk realizohet. Në dashuri, nëse je beqar, mundësitë për flirt ekzistojnë, por mos u entuziazmo që me “mirëmëngjes” dhe të mendosh se ke goditur jackpot-in. Nëse je në një marrëdhënie, mos prit që keqkuptimet të zgjidhen pa bërë biseda të sinqerta. Aman!

Binjakët

DO’S: Java sjell humor të mirë, kreativitet dhe arsye për t’u shprehur e për të kaluar bukur. Përfito nga disponimi yt i mirë, por mbyll edhe disa çështje të lëna pezull që të rëndojnë në përditshmëri. Në dashuri, nëse je në një marrëdhënie, vendosni në program me partnerin edhe aktivitete pak më argëtuese.

DON’TS: Nëse je beqar dhe të kap nostalgjia për ndonjë ish-dashuri, mos harro jo vetëm pse përfundoi historia juaj, por edhe çfarë mësove prej saj. E kaluara nuk bëhet papritur më e mirë vetëm sepse të mungon, apo jo? Ka mundësi të reja, ndaj mos u kthe pas vetëm nga zakoni. Pastaj mos thuaj që nuk të paralajmërova!

Gaforrja

DO’S: Java të rikthen te gjithçka që të jep ndjesinë e sigurisë: shtëpia, familja ose njerëzit me të cilët dëshiron të rregullosh marrëdhëniet. Ndoshta do të futesh në procesin e ndryshimit të hapësirës ku jeton ose do të bësh lëvizje që të afrojnë sërish me njerëzit e tu. Gjej çfarë të mbush vërtet shpirtërisht, por njëkohësisht lër hapësirë edhe për gjëra të reja.

DON’TS: Mos mbaj gjallë situata që kanë përfunduar prej kohësh vetëm sepse je mësuar me to. Në dashuri, nëse je beqar, mos u fikso pas ndjenjave të vjetra ndërkohë që diçka e bukur po lind tani, ndoshta. Nëse je në një marrëdhënie, mos lejo që problemet e përditshmërisë të futen në çdo moment tuajin personal.

Luani

DO’S: Komunikimi është pika jote e fortë këtë javë, prandaj diskuto, ndaj ide dhe hape mendjen ndaj këndvështrimeve të ndryshme. Lëvizjet ose planet për diçka mund të të rifreskojnë. Sa për shtëpinë dhe familjen, disa çështje kërkojnë zgjidhje, por me durim dhe jo me të famshmen: “Do ta zgjidhim tani, sepse kështu them unë”.

DON’TS: Mos i refuzo automatikisht ato që propozojnë të tjerët vetëm sepse ti ke mendimin tënd. Mos lejo që çështjet familjare ose personale të pambyllura të të prishin të gjithë humorin. Në dashuri, nëse je beqar, mos prit që njohja e re të të trokasë në derë. E di, duhet të dalësh pak jashtë, apo jo?

Virgjëresha

DO’S: Këtë javë kupto çfarë të bën vërtet të ndihesh safe, si në aspektin material, ashtu edhe në atë emocional. Nëse ka keqkuptime të vjetra që nuk janë zgjidhur, kthehu tek ato për të qartësuar qëndrimin tënd dhe për t’u dëgjuar edhe ana jote. Në dashuri, nëse je në një marrëdhënie, ndërto baza të qëndrueshme së bashku me gjysmën tënde tjetër.

DON’TS: Nëse rishfaqet ndonjë person nga e kaluara, mos e ngatërro rikthimin e tij me një provë se duhet patjetër të rikthehesh edhe ti. Larg qoftë! Sidomos nëse tani e di çfarë dëshiron, mos hezito të qëndrosh aty. Nëse je në një marrëdhënie, mos e konsidero sigurinë si të mirëqenë, sepse ajo kërkon punë nga të dy.

Peshorja

DO’S: Java të fut në një proces rinovimi dhe sqarimesh. Shiko çfarë nuk të përfaqëson më dhe krijo hapësirë për gjëra që përshtaten më shumë me atë që dëshiron tani. Idetë e tua mund të dëgjohen dhe të gjejnë mbështetje, ndërsa ia vlen të merresh edhe me nevojat e tua, të cilat zakonisht i lë mënjanë. Pse?

DON’TS: Mos i mbaj pasiguritë dhe “nuk mundem”-et e vjetra sikur të jenë tipare të përhershme të karakterit tënd. Aman tani! Në dashuri, nëse je vetëm, mos harro se duhet fillimisht të qartësosh çfarë nuk pranon në një marrëdhënie dhe më pas të kërkosh tjetrën. Nëse je në një lidhje, mos i fsheh ato që dëshiron vërtet nga frika se mos humbet personin tjetër.

Akrepi

DO’S: Java kërkon një pauzë, përpunim të brendshëm dhe rikthim te çështjet që kanë nevojë për rishikim. Merr pak kohë për veten dhe shiko çfarë dëshiron vërtet, pa zhurmën dhe mendimet e të tjerëve përreth. Kjo distancë mund të të ndihmojë të pushosh dhe të shohësh më qartë gjëra që deri tani të kanë ngatërruar.

DON’TS: Në dashuri, nëse je beqar, mos i thuaj “po” një ish-i vetëm për të marrë konfirmimin se ende të dëshiron. Nëse je në një marrëdhënie, vetëm biseda nuk mjafton. Nëse vërtet dëshironi të ecni përpara, nuk duhet t’i mohoni vetes hapësirën edhe për të falur gabimet e së kaluarës. Mos e harro, mik! Ose më mirë, mos bëj sikur nuk e di!

Shigjetari

DO’S: Jeta jote sociale mund të marrë hov, me më shumë kontakte, dalje, kreativitet dhe shoqëri të reja. Hyr në ambiente ku ndjen se përket, sepse kjo mund të të japë vetëbesim. Nëse dëshiron të shohësh përpara, duhet të shkëputesh nga dëshirat e parealizuara të së kaluarës dhe nga gjërat që i mban të fshehta.

DON’TS: Mos lejo që historitë e vjetra të të tërheqin pas pikërisht në momentin kur po hapen mundësi të reja. Në dashuri, nëse je beqar, një njohje e re mund të zhvillohet bukur, ndaj mos e anashkalo vetëm sepse mendjen e ke ende diku tjetër. Nëse je në një marrëdhënie, mos u zhytni në rutinë, me sa duket ju duhet pak ajër i freskët.

Bricjapi

DO’S: Shiko gjithçka rreth teje më lehtë dhe përqendrohu te objektivat, planet dhe imazhi që dëshiron të përcjellësh jashtë. Në punë mund të shfaqet një mundësi për një fillim të ri, ndërsa përpjekjet që ke bërë deri tani mund të marrin vlerësimin e merituar. Shiko miqësitë e tua me sy të kthjellët dhe mbaj pranë vetes ata që të bëjnë vërtet mirë.

DON’TS: Mos lejo që njerëzit që të thithin energjinë të vazhdojnë të jenë në jetën tënde vetëm nga zakoni. Në dashuri, nëse je beqar, mos harro çfarë e çoi marrëdhënien e mëparshme drejt fundit, sidomos nëse shfaqet sërish diçka e ngjashme, apo jo? Nëse je në një marrëdhënie, mos hezito të mendoni bashkë me gjysmën tjetër për hapin e ardhshëm.

Ujori

DO’S: Nevoja për të zgjeruar horizontet është e fortë dhe java është e favorshme për udhëtime, mësim, studime, seminare ose gjithçka që të nxjerr nga mënyra e zakonshme e të menduarit. Lër hapësirë për ide të reja dhe shikoje të ardhmen me më shumë optimizëm. Në punë, shiko pas vetëm për të kuptuar se çfarë nuk funksionoi, në mënyrë që të mos e përsëritësh.

DON’TS: Mos e bëj të kaluarën udhërrëfyes për mënyrën si do të lëvizësh në çdo fushë. Sidomos në dashuri, nëse je beqar, nostalgjia mund të të bëjë të mendosh sërish për një ish, por kjo nuk do të thotë se duhet automatikisht të kthehesh aty. Nëse je në një marrëdhënie, mos lejo që nevoja jote për liri të krijojë distancë. Edhe kjo na duhej!

Peshqit

DO’S: Java të fton të ndalosh së shtyri gjërat dhe të vendosësh në rregull gjithçka që ka mbetur pezull. Fillo fillimisht nga financat dhe më pas shiko çfarë ndjen vërtet dhe çfarë të duhet për t’u ndier më i sigurt. Sa më qartë t’i rregullosh këto dy pjesë, aq më e lehtë do të jetë të ecësh përpara më pas.

DON’TS: Mos lejo që situatat e vjetra dhe tundimet të të rikthejnë në gjëra që tashmë i ke kapërcyer. Nëse je beqar, një ribashkim mund të jetë në lojë, por mos harro çfarë dëshiron vërtet. Nëse je në një marrëdhënie, mos ki frikë nga një afërsi më e madhe, sepse mund ta shijosh së bashku me gjysmën tjetër, apo jo? Hajde, paç fat!

Për horoskopin ditor, javor e mujor klikoni këtu

Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit