Transmetuar më 04-10-2026, 12:51

TIRANË – Klubi i futbollit Tirana përballet me të tjera probleme administrative dhe financiare vetëm pak ditë përpara përballjes në derbin e kryeqytetit. Skuadra bardheblu ka humbur një tjetër çështje në FIFA për shkak të detyrimeve financiare të prapambetura, një vendim i marrë më 2 tetor.

Kjo penalizim i ri i shtohet një tjetër çështjeje të humbur më parë më 16 shtator, e cila mbetet ende e hapur dhe kërkon zgjidhje urgjente. Me këto vendime, Tirana vijon të jetë një nga klubet shqiptare më të ndëshkuara nga organi suprem i futbollit botëror për shkak të çështjeve gjyqësore me ish-pjesëtarë të saj.

Për të pasur mundësi të afrojë dhe të regjistrojë lojtarë të rinj gjatë merkatos së ardhshme, drejtuesit e klubit janë të detyruar t’i shlyejnë të gjitha detyrimet e këtyre dy çështjeve brenda muajit janar.

Ndërkohë, në planin sportiv, bardheblutë po vijojnë përgatitjet për sfidën derbi ndaj Partizanit, e cila është programuar të luhet më 11 tetor, në orën 18:30.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit