

RIJEKË – Kombëtarja e Kroacisë ka pësuar njërën prej humbjeve më të rënda dhe më turpëruese në historinë e saj, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 nga Anglia në stadiumin “Rujevica” të Rijekës, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Pas përfundimit të takimit, kapiteni dhe veterani i përfaqësueses kroate, Luka Modriç, nuk e ka fshehur dot zhgënjimin dhe është shfaqur tejet i ashpër me paraqitjen e skuadrës.
Lidhur me këtë humbje historike, Luka Modriç u shpreh:
“Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një paraqitje pa dyluftime, faulle, agresivitet apo frymë grupi… Jam këtu prej 20 vitesh, por kjo është hera e parë që ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje.
Mund të humbasësh, dikush mund të jetë më i mirë, dhe ata aktualisht janë më të mirë, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të hedhësh poshtë reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite, është e papranueshme. Ndihem i turpëruar.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






