

FIER – Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, duke vënë në pranga një 60-vjeçar gjatë operacionit të koduar “Gjurmimi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan dhe kapën në fshatin Bishan shtetasin M. T., 60 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Madridit në Spanjë ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.
60-vjeçari akuzohet nga drejtësia spanjolle si anëtar i një organizate kriminale të specializuar në trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe për veprën penale të “Vjedhjes së energjisë elektrike”.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi i tij provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, ndërsa Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për finalizimin e procedurave të dorëzimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






