

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në kryeqytet, ku një 20-vjeçar ka përplasur me motomjet një të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës. Shtetasi E. M., 20 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar këmbësoren Sh. M., 75 vjeçe. E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rreth orës 22:40.
Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar edhe vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






