

TIRANË – Kryeministri Edi Rama, gjatë episodit të katërt të podcastit të tij “Flasim”, ka njoftuar se qeveria ka nisur zyrtarisht punën për krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe.
Sipas kreut të qeverisë, ideja për ngritjen e këtij strukture ka ardhur pas një takimi të zhvilluar me një grup prindërit. Rama theksoi se synimi është hyrja në një fazë të re të marrëdhënieve mes institucioneve shtetërore, fëmijëve me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre.
Lidhur me këtë nismë, kryeministri Rama u shpreh:
“Qeveria dhe unë personalisht po bëjmë përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, duke angazhuar pikërisht prindërit që janë në pararojë të kësaj përpjekjeje. Ne duam të bëjmë më të mirën duke krijuar në radhë të parë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pastaj duke vijuar më tutje përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij Këshilli, që do të ketë në përbërjen e vet përfaqësues të institucioneve, prindërve dhe mësuesve.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






