Transmetuar më 04-10-2026, 10:18

Policia arrestoi një 26-vjeçar nga Elbasani, pasi dyshohet se kishte përgatitur kokainën në doza për shitje në kryeqytet, edhe pranë zonave të sigurisë së shkollave. Gjatë kontrollit iu sekuestrua edhe një thikë

Tiranë – Një 26-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se kishte përgatitur dhjetëra doza kokainë për shitje dhe shpërndarje në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe afër perimetrit të sigurisë së shkollave.

Operacioni policor i koduar “Perimetri” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Në pranga u vu Xh. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti të riut një sasi të dyshuar kokaine, të ndarë në dhjetëra doza.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike dhe më pas e kishte ndarë në doza me qëllim shitjen e saj në zona të ndryshme të Tiranës.

Sipas Policisë, një pjesë e aktivitetit të dyshuar synonte edhe zonat pranë perimetrit të sigurisë së shkollave.

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua gjithashtu një thikë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit