Transmetuar më 04-10-2026, 10:12

NJO YORK – Publikimi i fotografive zyrtare të liderëve të Ballkanit dhe botës krah presidentit amerikan Donald Trump nga Nju Jorku ka nxitur diskutime të shumta dhe pretendime në rrjetet sociale. Qëndrimi i njëjtë, gishti i madh i dorës së djathtë lart dhe buzëqeshja pothuajse identike kanë bërë që në rrjet të aludohet me shaka edhe për përdorimin e figurave prej letre apo fotomontazheve.

Fotografitë zyrtare u shkrepën në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Hotelin “Lotte New York Palace”, gjatë një pritjeje të mbyllur për mediat ku Trump mirëpriti delegacionet ndërkombëtare.

Sipas ekspertëve dhe protokollit zyrtar, pamja "identike" e presidentit amerikan në çdo foto shpjegohet me disa faktorë kryesorë:

Stafi i protokollit u cakton liderëve pozicionet fikse përpara dy flamujve – atij amerikan dhe të Presidencës. Këndi i aparatit, ndriçimi profesional dhe vendosja në qendër mbeten të pandryshueshme për çdo delegacion.

Eksperti i gjuhës së trupit Joe Navarro shpjegon se qëndrimi i drejtë, gjoksi i hapur dhe gishti i ngritur lart janë një stil i përzgjedhur nga vetë Trump për të transmetuar dominancë dhe vetëbesim në mënyrë të vazhdueshme.

Pavarësisht ngjashmërive në shikim të parë, fotografitë përmbajnë ndryshime mikroskopike. Te fotografia me Vuçiçin, dora e majtë e Trumpit ndodhet më afër trupit, ndërsa vërehen nuanca të ndryshme te buzëqeshja. Gjithashtu, në fotot e publikuara nga liderë të tjerë, si ai slloven, Trump shfaqet duke shtrënguar duart, duke konfirmuar autenticitetin e plotë të takimeve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit