Transmetuar më 04-10-2026, 09:49

ELBASAN – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor me pisha në zonën e Caushit, në Njësinë Administrative Gjinar të Elbasanit, duke riaktivizuar vatrat dhe avancuar me shpejtësi drejt Pashtreshit. Deri më tani, raportohet për djegien e rreth 10 hektarëve sipërfaqe pyjore.

Flakët janë aktivizuar në një terren të thyer malor në mbi 1,400 metra lartësi, ku tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën përreth. Dyshohet se vatra e parë është shkaktuar nga një goditje rrufeje gjatë ditëve të fundit, ndërsa situata është përkeqësuar gjatë orëve të natës kur zjarri ka kaluar në anën tjetër të malit.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve të kalueshme, mjetet motorike zjarrfikëse e kanë të pamundur afrimin te vatrat. Ekipet e shpëtimit po veprojnë në këmbë dhe me mjete rrethanore për terren malor. Në aksionin e fikjes janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Elbasan, shërbimeve publike, banorë lokalë dhe efektivë të Ushtrisë, ndërsa për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri.

Operacioni po vijon pa ndërprerje për izolimin e flakëve dhe parandalimin e djegies së pjesëve të tjera të masivit pyjor.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit