Transmetuar më 04-10-2026, 09:15

I dënuar me mbi 21 vite burg në Itali, kapet në Sauk Ornado Çeta, pritet ekstradimi

Tiranë – Një 40-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane dhe i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Tiranë, në kuadër të një tjetër faze të operacionit policor të koduar “FAST”.

Policia e Shtetit njoftoi sot se shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Tiranë, lokalizuan dhe arrestuan në zonën e Saukut Ornado Çetën, alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi është kryer me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, raporton noa.al.

Sipas Policisë, Gjykata e Apelit e Triestes e ka dënuar 40-vjeçarin me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për një sërë veprash të rënda penale.

Mes akuzave për të cilat është dënuar renditen vjedhje të rënda, mashtrim, trafikim i lëndëve narkotike, posedim i pasurisë me origjinë kriminale, plagosje, kanosje dhe kundërshtim ndaj punonjësve të policisë.

Nga dënimi i dhënë, Ornado Çetës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Italisë. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit