

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, kur një automjet i drejtuar nga D. M., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga Refat Agolli, rreth 60 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 60-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, raporton noa.al.
Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar rëndë edhe drejtuesi i automjetit. Punonjësi i policisë është transportuar në spital, ku po merr mjekim dhe raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






