

PORTUGALI – Polemikat e fundit rreth Cristiano Ronaldos dhe kombëtares së Portugalisë po ndikojnë drejtpërdrejt edhe te sulmuesi Gonçalo Ramos, i cili mori vendin e CR7 në formacionin e përfaqësueses.
Lojtari i Milanit është përballur me reagime negative nga mbështetësit e 41-vjeçarit, i cili u largua nga kampi stërvitor i Portugalisë pas mosmarrëveshjeve të hapura me trajnerin Jorge Jesus. Së fundmi, fansat e Ronaldos kanë pushtuar profilin zyrtar të bashkëshortes së Ramosit, Margarida, duke lënë komente dhe meme të shumta në postimin ku ajo shfaqet krah partnerit dhe djalit të tyre.
Përveç imazheve të shumta të CR7-s, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shkruar deklarata të tilla si:
“I thuaj burrit tënd se nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon.”
Ndërkohë, mes komenteve ka pasur edhe reagime kritike ndaj sjelljes së tifozëve. Një prej ndjekësve u shpreh:
“Urrejtja midis futbollistëve është në rregull, por ka një kufi. Unë jam një tifoz i madh i Ronaldos, por të flasësh për këtë nën postimin e një gruaje në rrjetet sociale është paksa e tepërt.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






