Transmetuar më 04-10-2026, 08:29

SPANJË – Polemikat rreth Cristiano Ronaldos, përfaqësueses së Portugalisë dhe trajnerit Jorge Jesus janë përshkallëzuar ndjeshëm në rrjetet sociale, ku pas reagimeve të tifozëve është përfshirë edhe partnerja e futbollistit, Georgina Rodriguez.

Sipas raportimeve të gazetes spanjolle e portugeze A Bola, influencuesja ka publikuar një ‘story’ në llogarinë e saj në Instagram ku sulmonte drejtpërdrejt trajnerin, duke u bazuar mbi një citat që i atribuohej gabimisht Sir Alex Ferguson. Edhe pse postimi u fshi vetëm pak minuta më vonë, ai u kap nga mijëra ndjekës.

Në postimin e saj, Georgina shkroi:

“Nuk e di se si mund ta quajë veten ky njeri Jesus.”

Deklarata e rreme e atribuar ish-teknikut të Manchester United, mbi të cilën reagoi Georgina, mbante tekstin: “Nëse Jorge Jesus e dinte në zemrën e tij se nuk kishte ndërmend ta përdorte, pse e thirri? Për ta bërë të mbante një qëndrim? Kjo nuk është autoritet, është pasiguri.”

Sipas A Bola, Cristiano Ronaldo udhëton këtë të diel me një avion privat nga Madridi drejt Riadit në Arabinë Saudite, ndërkohë që kombëtarja e Portugalisë luan ndeshjen e saj të radhës në Ligën e Kombeve kundër Norvegjisë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit