Transmetuar më 04-10-2026, 08:04

SHKUP – Ndeshja e UEFA Nations League mes Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë është ndërprerë në rrethana mjaft të pazakonta, kur në minutën e 9-të të takimit një qen futi mespërmes fushës së blertë teksa skocezët udhëhiqnin me rezultatin 0-1.

Lojtari i Maqedonisë së Veriut, Sebastiján Herera, u afrua për të qetësuar kafshën, e cila mbante një kular blu dhe një matrikull identifikimi në vesh. Qeni lëvizi i pashqetësuar pranë futbollistëve përpara se të drejtohej i qetë drejt vijave anësore.

Episodi tërhoqi menjëherë vëmendjen e transmetimit të BBC. Komentatori Liam McLeod pyeti me humor:

“Nuk sheh shpesh një pushtim të tillë fushe të llojit të qenve. Kush e merr qenin e tij në futboll?”

Ndërsa ish-futbollisti skocez James McFadden e cilësoi kafshën si një qen të qetë që kishte dalë për një “shëtitje të rastësishme”. Pas një ndërprerjeje prej rreth 30 sekondash, kafsha u largua në mënyrë të sigurt nga fusha dhe sfidat vijoi normalisht.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit