Transmetuar më 04-10-2026, 07:47

KORÇË – Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas të dhënave paraprake, një punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili sapo kishte përfunduar turnin e shërbimit, është përfshirë në aksident me automjetin e tij vetjak, duke u përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit, një shtetas 60-vjeçar, ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, efektivi i policisë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ndodhet i shtruar në reanimacion për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit