Transmetuar më 04-10-2026, 07:32

TIRANË – Shqipëria gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës së sotme do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb, pas mesditës e në vijim parashikohet të shfaqen vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më të dendura në skajin verilindor të vendit. Megjithatë, nuk priten reshje shiut dhe ky stabilitet i atmosferës do të vijojë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të pësojnë rritje, duke u luhatur nga vlera minimale prej 7°C e shënuar në qarkun e Dibrës, deri në 28°C si vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri në mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht perëndimor, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi do të jetë i ulët, deri në 1 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit