Transmetuar më 03-10-2026, 22:53

KORÇË – Skandali lidhur me intoksikimin e fëmijëve në një kopsht në Korçë po thellohet, me raporte të reja që tregojnë se numri i të prekurve është më i madh se sa rastet e paraqitura zyrtarisht në spital.

Pas gjashtë fëmijëve të parë që morën ndihmë mjekësore për shkak të simptomave gastrointestinale, prindër të tjerë kanë bërë me dije se edhe fëmijët e tyre kanë shfaqur shqetësime të ngjashme shëndetësore, megjithëse nuk janë dërguar në spital. Sipas prindërve, simptomat kanë filluar menjëherë pas konsumimit të drekës në ambientet e kopshtit.

Të indinjuar nga situata e krijuar, prindërit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe verifikim të imtësishëm nga institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë ushqimore në këtë institucion.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar me saktësi nëse simptomat e shfaqura te fëmijët kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ushqimin e konsumuar apo me ndonjë faktor tjetër.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit