Transmetuar më 03-10-2026, 22:50

TIRANË – Publikimi i videove intime të personazheve publikë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë pjesës së parë të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku moderatorja Ema Andrea ka zbuluar gjendjen e vështirë emocionale të aktores Monika Lubonja.

Gjatë emisionit, Andrea bëri me dije se ka komunikuar drejtpërdrejt me Lubonjën dhe bëri thirrje për kujdes ndaj gjykimit dhe linçimit publik.

Lidhur me situatën, Ema Andrea u shpreh:

“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi.”

Më tej, duke folur për raportet bashkëshortore dhe martesën, Andrea theksoi nevojën për forcimin e institucionit të familjes:

“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim. Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes.”

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit