Transmetuar më 03-10-2026, 23:45

SKIPTON – Nuk është thjesht një kafshë shtëpiake, por një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm pune. Në ankandet britanike, qentë e racës Border Collie po shiten me çmime që variojnë nga 10 mijë deri në 30 mijë euro, kjo për shkak të aftësive të tyre të jashtëzakonshme në drejtimin e tufave dhe vlerës së lartë ekonomike që krijojnë në ferma.

Qytezat si Skipton në North Yorkshire apo Dolgellau në Uells janë kthyer në qendra globale ankandesh fizike dhe online, ku fermerë nga SHBA-ja, Japonia, Kanada dhe Evropa blejnë këto "mjete pune me katër këmbë". Rekordin botëror e mban qeni Kim, i shitur në vitin 2021 për 32,500 euro. Çmimet e këlyshëve të patrajnuar nisën nga 500 deri në 1,000 euro, ndërsa një ekzemplar i stërvitur, siç ishte rastit i qenit Sue në qershor 2026, u shit për 14,200 euro. Për rastet e veçanta që menaxhojnë tufa komplekse, shumat kalojnë lehtësisht 20 mijë deri në 30 mijë euro.

Kostoja e lartë arsyetohet me kthimin e investimit. Sipas një studimi nga Universiteti i Sidneit, një qen pune i trajnuar mirë sjell një përfitim ekonomik pesë herë më të lartë se kostoja e tij e blerjes. Border Collie është i aftë të ndajë bagëtitë, t’i mbajë larg pengesave dhe të zbatojë komanda me fishkëllima nga distanca pa pasur nevojë për lëvizjen e fermerit, duke përfshirë në çmim vitet e trajnimit dhe përzgjedhjen gjenetike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit