

TIRANË – Detaje të reja janë zbardhur nga DVP Tiranë lidhur me të të shtënat e raportuara mbrëmjen e sotme në fshatin Zbarqe të Ndroqit.
Pas një telefonate të mbërritur në Sallën Operative, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të verifikuar situatën. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të imtësishëm të zonës, forcat e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) së bashku me municion luftarak.
Për verifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, policia ka shoqëruar 4 shtetas në ambientet e Komisariatit. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu (çifte) dhe municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






