

TIRANË – Sezoni i ri i emisionit “Goca dhe Gra” ka nisur mbrëmjen e sotme në Top Channel me pjesëmarrjen e katër bashkëmoderatoreve: Ori Nebijaj, Ema Andrea, Selin Bollati dhe Orinda Huta.
Pjesa e parë e programit nisi me diskutimin mbi publikimin e videove intime të personazheve të njohur të ekranit, ku Selin Bollati dhe Orinda Huta patën një përplasje mendimesh lidhur me përgjegjësinë morale dhe reagimin e shoqërisë.
Pjesë nga biseda:
Selin: Kujtojmë rastin e Beatriks kur u kryqëzua pafundësisht në “Big Brother”. Jemi shoqëri hipokrite, nuk i trajtojmë të gjitha situatat njësoj. Betatriks në atë rast u kryqëzua dhe nuk u la gjë pa u thënë. Ndërsa për këto gra nuk duhet të themi gjë se nuk bie morali tek ato.
Orinda: Nuk mund ti paralelizojmë, se kryqëzuam Beatriks nuk mund t’a bëjmë edhe tani, a nuk kemi të drejtë të ndryshojmë?
Selin: Duhet të jemi si parimet e kulturës sonë
Orinda: Nuk është vijë e drejtë jeta
Selin: Nuk mund të bëhemi mendje hapur deri në ekstrem
Orinda: Pse duhet të gabojmë me këto gra?
Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.
Orinda: Ndoshta se marrëdhënia mund të jetë ndërtuar e tillë, nuk mund të futemi në shtëpi.
Selin: E kam dëgjuar shumë se është gabim, po nuk janë në moshën e adoleshencës t’a quash gabim. Po flasim për një zotëri që është 56 vjeç.
Ori: Është i sëmurë ai personi
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






